Pakult: U mërzita që nuk fituam, bëmë shumë gabime në pasime

Peter Pakult përjeton zhgënjimin e tij të parë të madh në drejtim të Kukësit, duke u eliminuar nga Kupa e Shqipërisë. Trajneri austriak e pranoi se pjesa e dytë e skuadrës së tij nuk ishte në nivelin e duhur.

“Ishte një situatë jo e mirë pasi dihet që të gjithë donim të shkonim në finale. U mërzita se si shkoi loja në fund, dhe u mërzita me fytyrat e futbollistëve që pashë në fund të ndeshjes. E kishim përgatitur ndeshjen shumë por ky është futbolli. E dinim që rezultati i parë e linte lojën të ishte i hapur. Kaluam në avantazh me meritë por në pjesën e dytë pësuam golin e barazimit dhe u eliminuam.

Fitoret me shumë fat? Për sa i përket fatit jam kundër pasi kemi bërë ndeshje të mira dhe nuk kemi pasur shumë nevojë për fat. Nga vendi ku kemi qenë në fillim dhe ku jemi tani në tabelë them se nuk na ka çuar fati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Euforia pas Partizanit? Nuk ka pasur të bëjë me ndeshjen e fundit. Atë ndeshje bëmë shumë mirë për meritën tonë dhe jo për fatin. Në pjesën e dytë nuk luajtëm shumë mirë dhe Laçi nga minuta në minutë kishte më shumë siguri dhe atë e tregon goli që pësuam.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bëmë shumë gabime në pasime dhe lojtarët nuk kishin shumë vetëbesim. Laçi e mori kontrollin e lojës në pjesën e dytë dhe dominoi. E dinim që Laçi do na rrezikonte më shumë në pjesën e dytë, pasi me golin e pësuar nuk kishte çfarë humbiste dhe ia doli të kualifikohej”, u shpreh Pakult.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?