Pakult: Urime Skënderbeut për titullin, e merituam fitoren

Kukësi mori një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut, duke shtyrë festën e korçareve. Trajneri Peter Pakult ka folur pas ndeshjes, ndërkohë që pas takimit nuk ka ngurruar që të uronte kundërshtarët.

“Dua ta uroj trajnerin Daja dhe klubin Skënderbeu për titullin që kanë fituar, edhe pse ende nuk e kanë marrë matematikisht. Po ashtu komplimentoj dhe skuadrën time që bëri një ndeshje të mirë ndaj një skuadre të fortë si Skënderbeu. Nuk do isha i kënaqur nëse do më ofronin 1 pikë, por ne arritëm që të fitojmë ndaj e uroj skuadrën time për këtë ndeshje që arritëm të fitonim. Kalen e ndryshova për arsye taktike, pasi nuk u soll siç doja unë gjatë ndeshjes. Nuk ishte në formën e tij më të mirë ndaj bëra një zëvendësim taktik.

Penalltia? Nuk kam dëshirë të flas për arbitrat. Tani e them sërish që është hera e dytë, pas një ndeshje në Laç ku nuk na u dha një penallti. Edhe sot ishte shumë afër rastit gjyqtari dhe nuk e dha penalltinë. Ishte minuta e 12-të dhe nuk dihej si do të shkonte ndeshja. Ne arritëm që të shënonim në fund dhe me meritë e fituam ndeshjen”, u shpreh Pakult.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?