Panathinaikosi i Kaçes dënohet 3 vite nga UEFA
Nuk kanë fund problemet për drejtuesit e Panathinaikos. UEFA e ka dënuar me tre vjet mospjesëmarrje në kompeticionet evropiane klubin e njohur grek ku pjesë e tij është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Ergys Kaçe, pasi nuk kanë paguar borxhet e tyre.
Kjo ka detyruar UEFA-n që të dënojë skuadrën greke me pezullim nga aktivitetet europiane deri në vitin 2021.
Deri në përfundim të këtij afati, Panathinaikosi mund të rivalizoj ekipet e tjera vetëm në kampionat, pa i dhënë mundësinë futbollistëve për të arritur kompeticionet më të rëndësishme europiane. Ata gjithashtu janë gjobitur me 100,000 euro, ndërkohë që Kaçe mund të rikthehet sërish te PAOK në fund të këtij sezoni pasi është në formë huazimi.
KOHA JONË SONDAZH

