FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panucci dënoi Strakoshën pse humbi avionin, por shikoni çfarë i bën Capellos në vitin 2004 (VIDEO)

Christian Panucci ka vendosur një dorë të “hekurt” në kombëtaren tonë, duke mos toleruar as shkeljen më të vogël. Pasi dënoi Cikalleshin, për shkak se sulmuesi kërkoi leje për të firmosur me skuadrën e re, të dielën dënoi edhe Strakoshën. Portieri i Lazio-s nuk arriti që të kapte në kohë avionin për të ardhur në Shqipëri për shkak të trafikut.

Strategu italian u tregua i pamëshirshëm, duke e lënë jashë kombëtares për dy ndeshjet ndaj Turqisë dhe Andorrës. Panucci është i vendosur sa i përket disiplinës, por në karrierën e tij si futbollist profesionist nuk ka qenë aspak i tillë, madje ka bërë shkelje edhe më të rënda.

Më 13 mars të vitit 2004, Panucci ishte pjesë e klubit të Romës, teksa trajneri Capello në transfertën ndaj Regginës e la në stolin e rezervave. Në pjesën e dytë, ai i bën me shenjë që të futet në fushë, por merr një “jo” të prerë prej tij. Siç mund të shihni edhe në videon më poshtë, veprimi i Panuccit nuk është aspak profesional dhe i bërë ndaj një prej trajnërve më të mirë në botë. Një gjest që është shumë më i rëndë se dënimi vetëm për shkak të vonesës për shkak trafiku. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?