Panucci: Kam zgjedhur 23 më të mirët, ja çfarë më shqetëson te djemtë

Trajneri i kombëtares sonë, Christian Panucci ka dalë në konferencë për shtyp në prag të dy ndeshjeve të para të eliminatoreve ndaj Turqisë më 22 mars dhe ndaj Andorrës 3 ditë më vonë.

“Nuk do të ndryshojmë shumë në sjellje, por mënyra e lojës do të jetë po ajo që kemi pasur. Kemi rikuperuar disa lojtarë. Do ta ndryshojmë diçka duke filluar nga Turqia. Do të luajmë 4-3-3, ose 3-5-2.

Jam i kënaqur 23 lojtarët që kam, por varet edhe nga forma. Kemi thirrur edhe Cikalleshin, por ishte dëmtuar. Ndoji dhe Binaku janë të dëmtuar. Rikuperuam Abrashin, Ajetin. Grezda ka luajtur, por të shohim. Qosen e kam ndjekur gjatë gjithë dimrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk do të thotë që do të mbrohemi, por do të krijojmë fushën për tu nisur. Vura re, por duke gabuar unë, sa më shumë skuadra të hapet, në total kemi disa probleme. Gjëja që më shqetëson më shumë kur vij këtu, kemi shumë ulje-ngritje në performancat tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshje pas ndeshje. Këtu kanë dalë jashtë realitetit. Jemi në grupin 4. Nëse bëjmë mirë dalim të tretët, nëse bëjëm diçka special dalim të dytët. Nëse jo, unë iki. Duhet të jeni të qetë dhe të përulur. 2016-ta i ka bërë keq dikujt

Tahiraj dhe Durmishaj? I kemi parë të gjithë. Do ta shohim për të ardhrmen. Për sa i përket lojtarëve të tjerë, kishin përgjigje, por ndryshuan. Zgjodhën për të luajtur për Greqinë. Për detajet e sakta, është FSHF që mund të flas më shumë.

Sa ka ndryshuar kundërshtari? Kur jam këtu, ajo që më shqetëson është sepse, jemi me luhatje. Kur djemtë e kanë zjarrin brenda, mund të bëjnë gjëra të rëndësishme. Mund t’ia dalim shumë mirë me Turqinë dhe do të provojmë ta fitojmë ndeshjen”, deklaroi Panucci.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?