Panucci në Greqi për të ndjekur sulmuesin e talentuar

Christian Panucci ka vendosur t’i jap një shans Fiorin Durmishajt. Në Mars kombëtarja do të nis eliminatoret e “Euro 2020” dhe sulmuesi i Panionios pritet të jetë një alternativë e mundshme e përfaqësues sonë.

Trajneri italian ka vendosur të udhëtojë ditën e nesërme në Greqi për të ndjekur sfidën Panionios-AEK. Kujtojmë se Durmishaj shënoi 2 gola në ndeshjet kundër Pas Janinës dhe e eliminoi nga Kupa e Greqisë. Vlonjati ka qenë pjesë edhe e Shpresave të Shqipërisë dhe me shumë gjasa ai do të jetë pjesë edhe kombëtares A.

Në prag të ndeshjeve ndaj Skocisë dhe Uellsit, tekniku i kombëtares sonë i dërgoi një ftesë 22-vjeçarit, por ai po kryente shërbimin ushtarak në Greqi dhe nuk lejohej të dilte nga kufijtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?