Panuçi e quajti “pa *ythë”, Zhegrova i përgjigjet në këtë mënyrë strategut italian

Emri i tij ka bërë shumë bujë në ditët e fundit për faktin se talenti i Genk në Belgjikë Edon Zhegrova fillimisht vendosi të luante për Shqipërinë dhe më pas zgjodhi përfaqësuesen e Kosovës, aq sa trajneri i kombëtares kuqezi Kristian Panuçi u shfaq i revoltuar në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Norvegjisë kur iu përmend nga gazetarët emri i Zhegrovës.

Edon Zhegrova ka shuar çdo keqkuptim për sa i përket zgjedhjes së tij. I grumbulluar nga Dardanët për dy miqësoret ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos në të cilat pritet të bëjë edhe debutimin e tij me Kosovën, Zhegrova për mediat kosovare theksoi se gjithmonë ka dashur të luajë për Kosovën.

Futbollisti i talentuar që në fund të marsit do të mbushë 19-vjeç, nënvizoi se asnjëherë nuk ka qenë në mëdyshje për zgjedhjen e tij, ndërsa foli edhe për dy sfidat e radhës me Kosovën. “Gjithmonë e kam dashur Kosovën, këtë e kam thënë që në fillim. Nuk i njoh mirë dy përfaqësueset që kemi përballë dhe nuk e di sesi luajnë, por ne do të jemi të vëmendshëm gjatë kohës dhe unë jam optimist se do të luajmë mirë dhe do të marrim rezultate pozitive”, deklaroi talenti i Genk.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?