Panuçi flet për “Sky-in”: I lumtur te Shqipëria, ja objektivi në kualifikueset

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi ka folur pa “doreza” në një intervistë të dhënë sot për “Sky Sport”. Strategu italian analizoi momentin që po kalon me kuqezinjtë, por nuk nguron të flasë dhe për titullin në Seria A si dhe për finalen e Championsit mes Realit dhe Liverpulit.

Shqipëria- “Unë punoj në një Federatë shumë serioze. Kam një ekip të mirë. Kualifikueset për të arritur Evropianin janë shumë të fortë, por ne mund t’ia dalim mbanë. Jam i lumtur me ekipin e Shqipërisë, që nga marrëdhëniet me presidentin dhe me grupin e punës gjithçka funksionon në mënyrë perfekte”.

Stoli i Italisë- “Mançini ka një eksperienca të mëdha të akomoduar në të gjithë botën. Ai e di mirë ligën italiane, dhe është një trajner shumë praktik për ekipin kombëtar. Nëse do të merrte Mançinin, Italia do të bënte zgjedhjen e duhur, pasi do të merrte një trajner të aftë. Ai ka bërë mirë në karrierën e tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Finalja e Champions-it– “Preferoj që ta fitojë Real Madridi. Do të jetë e vështirë, pasi nëse i jepen hapësira Liverpul-it, atëherë anglezët të ndëshkojnë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Titulli i Italisë – “Sarri e ka pranuar dhe vetë se Juventusi është më i fortë.  ‘Zonja e vjetër’ ka një buxhet që është superior ndaj të gjithë klubeve të tjera, ata janë më të fortit dhe kanë fituar ndër vite”.

Roma- Juventus – “Unë pres një ndeshje të fortë. Roma do që të vazhdojë këtë moment të mirë, ka krijuar një imazh pozitiv, por Juve do që të mbyllë llogaritë. Pres një ndeshje të bukur dhe spektakolare “.

Di Françesko – “Marrja e ekipit pas largimit të Spaletit nuk është e lehtë dhe është e vështirë të krijosh profilin tënd. Di Françesko e bëri me një punë të jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur për të. Ai është një person serioz”, u shpreh Panuçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?