Panuçi: Guri gati për Kombëtaren, Abazaj bëri mirë që zgjodhi Anderlehtin (VIDEO)
Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ka mbërritur në Shqipëri dhe menjëherë ka shkuar në Federatën Shqiptare të Futbollit. Strategu italian është shprehur se po punon për miqësoret e muajit qershor, teksa nuk ka përjashtuar mundësinë që të afrohet Sidrit Guri.
“Kam ardhur në FSHF për të bërë një program për dy ndeshjet e radhës dhe për grumbullimin që do bëj për ndeshjet miqësore që kemi në fundin e muajit maj. Guri po bën një punë të mirë dhe është normale që po e monitorojmë. Kur të zbardhet lista do shohim nëse do të jetë i grumbulluar apo jo.
Jam i kënaqur për punën që po bëhet për organizimin e dy ndeshjeve miqësore edhe pse njëra ende nuk është zyrtare. Janë dy ndeshje ku do të shoh për formacionin që do përdor në ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve. Jam i kënaqur me kalimin e Abazaj te Anderlehti pasi do të thotë se ka bërë një punë të mirë dhe eksperienca e tij europiane do të jetë diçka e mirë për Kombëtaren. Kam zgjedhur Marko Kasetin si zëvendës trajner sepse ka luajtur me mua e ka 250 ndeshje në Seria A dhe do ta ndihmojë skuadrën tonë me eksperiencën e tij”, u shpreh Panuçi për RTSH.
KOHA JONË SONDAZH

