FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panuçi merr një lajm shokues, mesfushori i Kombëtares mbyll para kohe sezonin

Amir Abrashi e ka mbyllur para kohe sezonin. Mesfushori i kombëtares shqiptare është dëmtuar në ndeshjen me Herta Berlin, teksa fillimisht ishte menduar për një dëmtim të lehtë. Klubi i Freiburgut ndërkohë në një dklaratë për shtyp ka njoftuar se mesfushori shqiptar duhet të operohet.

Pas kontrolleve mjekësore është mësuar se mesfushori shtatshkurtër ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë dhe nuk i shpëton dot operimit. Mungesa e tij do të jetë e gjatë, rreth gjashtë muaj, ndaj ky është një lajm shumë i keq për stafin teknik të skuadrës gjermane.

Ky është një dëmtim i përsëritur, pasi edhe në sezonim e kaluar, ai ka pasur probleme në gju, duke munguar në shumë ndeshje.  Gjithashtu edhe për Shqipërinë ai do të mungojë, çka i prish planet e trajnerit Panuçi. Më shumë mundësi mesfushori do të humbasë ndeshjet që Shqipëria luan me Izraelin dhe Skocinë në shtator në Nations League.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?