Panuçit i vijnë tre legjionarët nga Italia, italiani leksion dhe për trajnerët e rinj

Skuadra përfaqësuese e futbollit ka vijuar sipas programit seancën stërvitore, në paraditen e sotme, në resort “Tropikal” në Durrës. Për më shumë se 90 minuta futbollistët janë ndalur në aspektin e përgatitjes fizike, më pas në veprimet mbrojtëse me ushtrime të veçanta, dhe më tej në situacione të ndryshme në lojë me grupe të përcaktuara nga trajneri, por që ndërroheshin herë pas here.

Një seancë voluminoze e plotë, dhe ku në momente të veçanta tekniku Kristian Panuçi ka orientuar lojtarët për ushtrime të ndryshme taktike që kërkonin përqendrim të plotë. Ekipit kombëtar ditën e sotme në një stërvitje të diferencuar i janë bashkuar edhe Elseid Hysaj e Berisha, teksa ka mbërritur dhe ishte në dispozicion të trajnerit edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak vrapime të lehta për Berishën dhe disa ushtrime më vete shtrydhëse për Hysajn në këtë seancë të ditës së sotme. Tashmë skuadra është e plotë dhe po merr ngarkesën fizike, në një kohë që edhe ana taktike ka minutazhin e saj. Seancën e sotme stërvitore në “Tropikal” e kanë ndjekur edhe kursantët e grupit për liçensën e trajnerëve “UEFA Pro”, të cilët nën drejtimin e profesor Astrit Maçit kanë parë live programin e kësaj dite për skuadrën përfaqësuese dhe realizimin e saj në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri i ekipit kombëtar Panuçi, ka qenë shumë i gatshëm për trajnerët që ndjekin kursin “UEFA Pro”, dhe u ka shpjeguar atyre pas përfundimit të seancës gjithçka ai realizoi në stërvitje me lojtarët e ekipit kombëtar, në fazat e ndryshme të saj, dhe si kishte menduar të ndërtonte seancën e sotme, apo në tërësi një ide për lojën dhe sfidën e ardhshme. Programi stërvitor i ekipit kombëtar vijon po sot, në orën 16.00 me një raund të dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?