FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paris SG fiton në frymën e fundit, heroi nuk është as Neymar as Mbappe (Video)

Paris SG ishte shumë pranë barazimit të dytë në kampionat në javën e 9 të “Ligue 1”. Miliarderët e kryeqytetit francez arritën fitoren vetëm në minutat e fundit në transfertën e luajtur kundër Dijon. Ekipi i drejtuar nga Unay Emery mori 3 pikët pasi mposhti 1-2 skuadrën e cila momentalisht renditet në vendin e 17.

Heroi për parisienët ishte mbrojtësi anësor Meunier i cili fillimisht zhbllokoi shifrat në minutën e 71-të para se në fund, ekzaktësisht në minutën e parë shtesë, të shënonte golin e dytë personal pas barazimit që vendasit morën përkohësisht me futbollistin Jeannot.

Pas 9-të sfidash të luajtura Paris SG renditet në vendin e parë me 25-së pikë, 6-të më shumë se Monaco e vendit të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?