FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani dhe Luftëtari eliminohen në Europa League, të kuqtë sërish pa fat (VIDEO)

Partizani dhe Luftëtari janë eliminuar që në turin e parë të Europa League. Të kuqtë kanë pësuar një tjetër humbje 0-2 ndaj ekipit slloven të Mariborit, teksa në sfidë e parë ishin mposhtur 0-1. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Dervisevic në minutën e 31-të, ndërkohë që Partizani goditi në dy raste edhe traversën. Tavares në minutën e 3-të shtesë shënoi golin e dytë për ekipin e Mariborit.

Gjirokastritët ndërkohë kanë fituar sfidën e kthimit ndaj Ventspils 3-2, por janë eliminuar për shkak të humbjes në duelin e parë 5-0 në Letoni. Shkurtaj, Ymeraj dhe Milosavljev shënuan për Luftëtarin, ndërkohë që për miqtë ishte sërish Akinyemi që realizoi dy gola dhe Alfa në kohën shtesë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?