Partizani e pëson keq nga Disiplina, pezullohen dy mesfushorët titullarë

Partizani merr një tjetër goditje të rëndë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Klubi kryeqytetas nuk do të ketë për dy javët në vijim mesfushorët Lorenc Trashi dhe Idriz Batha, ta cilët janë pezulluar nga FSHF për shkak të sjelljes së tyre në ndeshjen ndaj Flamurtarit në Kupën e Shqipërisë.

Në një vendim të bazuar qartësisht mbi pamjet filmike dhe raportet pas ndeshjes, pasi gjyqtari në fushën e lojës nuk i ndëshkoi me karton të kuq mesfushorët e Partizanit, lojtarët kanë marrë edhe nga një gjobë të majme.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 16.02.2018

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojtari i KF “Partizani”, Lorenc Trashi, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lojtari i KF “Partizani”, Idriz Batha, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

Lojtari i KF “Laçi”, Sherif Kallaku, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Korabi”, Emiljano Veliaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Emiljano Veliaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?