Partizani e pret në Fushë Krujë Teutën, Elbasani në Pogradec me Flamurtarin
Stadiumi “Qemal Stafa” nuk është gati këtë javë, por një javë më vonë do të hapë dyert për derbin Partizani-Tirana. Partizani e pret këtë të djelë Teutën në Fushë-Krujë, në stadiumin “Redi Maloku”, në ndeshjen e javës së 23-të të Kategorisë Superiore, ku kërkon të fitojë dhe të përfitojë nga gabimet e ekipeve kryesuese, për t’u rikthyer në vallen e titullit. Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, me humbjen e turpshme 0-3 në Laç, tifozët e Partizanit kanë dalë kundër ekipit duke dyshuar se ka toleruar, ndërkohë që edhe në kampionat të kuqtë humbën përballë Kukësit një javë më parë, duke zbehur shanset për të fituar trofe. Gjithsesi, kjo javë mund të jetë vendimtare dhe të kuqtë synojnë të rikthehen, duke qenë se përplasen Skënderbeu me Kukësin në Korçë dhe Tirana luan në transfertën e Laçit. Megjithatë, bardheblutë do të luajnë në një stadium pa tifozë dhe synojnë të fitojnë që të shkëputen të vetëm në krye, nëse Kukësi nuk fiton ndaj Skënderbeut. Sakaq, Elbasani do ta presë Flamurtarin në stadiumin e Pogradecit, “Gjorgj Koçuku”, për shkak të punimeve që po bëhen në stadiumin elbasanas, mbi pistë, para ndeshjes Shqipëri-Armeni.
Kategoria Superiore
Java e 23-të
Të djelën
Partizani-Teuta 14:00
Vllaznia-Apolonia 14:00
Laçi-Tirana 14:00
Elbasani-:-Flamurtari 14:00
Të hënën
Skënderbeu-Kukësi 18:00
Klasifikimi
Tirana 47
Kukësi 47
Skënderbeu 44
Partizani 41
Laçi 35
Flamurtari 31
Vllaznia 23
Teuta 19
Elbasani 12
Apolonia 9
KOHA JONË SONDAZH

