Partizani fiton derbin dhe zhyt Dinamo City-in në krizë
Partizani ka arritur një fitore shumë të rëndësishme 3-1 në derbin ndaj Dinamo City, të luajtur në “Elbasan Arena”. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta ishte një tjetër histori. Da Silva u bë protagonist në minutën e 58-të, teksa dha asistin te goli i Bintsouka.
Në minutën e 78-të, Rrapaj dyfishoi shifrat me një super gol nga jashtë zone, ndërsa 5 minuta më vonë, ishte Da Silva që shënoi të tretin. Golin e vetëm për Dinamon e shënoi Kaçorri në minutat e fundit me penallti.
Një tjetër humbje për Dinamon, që renditet në vendin e parafundit me vetëm 3 pikë. Ndërkohë Partizani merr një fitore shumë të rëndësishme para derbit me Tiranën, teksa ngjitet në vendin e dytë me 8 pikë, 2 më pak se bardheblutë.
KOHA JONË SONDAZH

