Partizani kërcënon arbitrat: Do i çojmë në Prokurori për maskaradën e Lushnjës

Partizani barazoi dje ndaj Lushnjës 1-1, duke sjellë jo pak zhgënjim te tifozët. Duke u nisur nga kjo gjendje e nderë në skuadër, klubi kryeqytetas ka reaguar përmes një deklarate për shtyp. Fillimisht, Partizani i kërkon falje tifozëve për rezultatet e dobëta në javët e fundit. Partizani ka paralajmëruar se të gjitha denoncimet e fundit për gjykimet e arbitrave do të ndiqen në rrugë ligjore.

Deklarata e Partizanit e pa korrektuar:

“Duke vlerësuar rezultatet dhe paraqitjet që skuadra ka shfaqur në ndeshjet e fundit, të cilat kurrsesi nuk janë aspak të denja për emrin e madh dhe fanelën e rëndë që përfaqëson Partizani, Klubi i kërkon publikisht ndjesë tifozerisë së tij. Sidomos barazimi i fundit 1 – 1 ndaj Lushnjës, luajtur në stadiumin “Roza Haxhiu“,nuk mund të ketë asnjë justifikim nga stafi dhe lojtarët përsa i përket kundërshtarit , rezultatit dhe lojës që ekipi prodhoj në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duam ti kujtojmë Z. Nurishmi se pavarësisht vendimeve tendencioze, të cilat kanë ndikuar jo pak në rezultatet e skuadrës, Klubi në daljet publike për mediat për asnjë moment nuk ka kontestuar apo të replikuar vendimet e dyshimta në takimet e fundit, duke ia lënë gjithçka mediave ti pasqyrojnë dhe reklamojnë vendimet e arbitrave. Por pas episodeve të turpshme të ndodhura në takimin ndaj Lushnjës është e patolerueshme që të mos reagojmë ndaj treshes së gjyqtarëve Veseli – Burgu me kryesor Blerim Ziri, të cilët me vendimet e tyre kanë dhuruar skandalin e radhës në futbollin shqiptar duke vijuar të dëmtojnë skuadrën përgjatë këtij sezoni futbolistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Demi e konsideron gjykimin e kryesorit Ziri maskaradën e radhës që arbitrat kamikazë të përcaktuar dhe dirigjuar nga Federata Maskaradë e Futbollit vijojnë të dëmtojnë, penalizojnë imazhin dhe investimet e mëdha financiare, duke kompromentuar seriozisht pjesmarrjen e skuadrës në Kupat e Europës. Nga dita e hënë Klubi do të ndjek nëpërmjet Zyrës Juridike të tij të gjitha rrugët ligjore për të denoncuar të gjithë këta gjyqtarë palaço në instancat më të larta të shtetit, Prokurori si edhe në Uefa. Presidenti Demi është i vendosur të mos toleroj kurrsesi këta arbitra kamikaze të nëpërkëmbin imazhin dhe investimet e Klubit. Partizani do të vazhdoj të konkurojë ndershmërisht në kampionat gjë që e ka treguar në çdo ndeshje.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?