Partizani niset nesër drejt Antalias, Starova lë jashtë disa lojtarë të njohur
Partizani do të niset nesër në Antalia për të zhvilluar fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit në Kategorinë Superiore. Trajneri Sulejman Starova do të marrë me vete 19 futbollistë teksa bie në sy mungesa të rëndësishme.
Mustafa Xhixhiua ka mbetur jashtë listës, ndërkohë që nuk janë grumbulluar asRenato Malota, Gëzim Krasniqi dhe Emiliano Vilës. Ata nuk do të udhëtojnë me pjesën tjetër të skuadrës, por fati i tyre ende nuk është përcaktuar.
Në ditët në vijim pritet që këta futbollistë të vendosin për skuadrën ku do të luajnë në pjesën tjetër të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

