FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani prezanton blerjen e fundit në merkato, sulmuesin nga Gambia

Mesfushori nga Gambia, Tijan Jaiteh është goditja e fundit e Partizanit në merkaton e janarit, që është prezantuar vetëm ditën e sotme.

Gambiani, pasi ka luajtur më parë në Norvegji, Danimarkë, Slloveni, Finlandë, Izrael dhe Katar, ka firmosur ditën e sotme një kontratë, për një vit e gjysmë  me Partizanin, dhe vjen si një forcë e shtuar për ekipin e Gegës në mesin e fushës.

“Tijan Jaiteh është prezantuar sot në ambientet e klubit si lojtari më i ri Partizanit. Mesfushori nga Gambia ka mbërritur në kryeqytet dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Jaiteh regjistron eksperienca të suksesshme në Norvegji, Danimarkë, Slloveni, Finlandë, Izrael, Katar dhe ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë për një vit e gjysmë. Mesfushori i cili ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses së Gambias është një tjetër përforcim i afruar në merkaton e Janarit”, shkruhet n deklaratën e Partizanit për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?