FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani, refuzohet dorëheqja e Starovës

Partizani ka refuzuar dorëheqjen e trajnerit Sulejman Starova, duke konfirmuar kështu në detyrën “Bobin” për pjesën e mbetur të kampionatit.

Edhe pse trajneri i njohur i “të kuqve” deklaroi dorëheqjen një ditë më parë, pas humbjes së thellë 5-0 të Partizanit në fushën e Luftëtarit, drejtuesit më të lartë të “demave” nuk e kanë pranuar atë.

Kjo është situata më e rëndë në të cilën mund të ketë kaluar Partizani vitet e fundit, e një dorëheqje e dytë pas vetëm 6 javësh në krye e Starovës, pas largimit të mëparshëm të Mark Iulianos, do ta fuste ekipin në kaos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, drejtuesit e “të kuqve” duket se do t’i besojnë edhe më tej bashkëpunimit me njeriun që shpeshherë është përdorur në momente të vështira, për ta shpëtuar ose për ta ngritur në nivelet më të larta ekipin e Partizanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?