Partizani sfidon të enjten Astanën, Mba mbetet në dyshim
Të enjten në “Elbasan Arena”, Partizani pret Astanën që fitoi 1-0 në ndeshjen e parë por kualifikimi mbetet i hapur. Eros Grezda ia ka dalë të rikuperohet dhe të jetë gati për duelin e kthimit pasi la fushën e lojës në Astana që në min. 23.
Pikëpyetjet më të mëdha lidhen me sulmuesin Mba që nëse do të jetë pjesërisht gati, mund të aktivizohet nga stoli.
Në sulm, Grezda dhe Cara do të plotësojnë sulmin ndërsa Taipi do ta nisë pas tyre. Skuadra është në formë optimale në aspektin fizik duke llogaritur faktin që kjo do të jetë ndeshja e 8 e verës.
KOHA JONË SONDAZH

