Partizani shkatërron Kastriotin dhe hipotekon kualifikimin në Kupë

Partizani ka mposhtur Kastriotin me rezultatin 2-4 në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Sfida e luajtur në stadiumin “Redi Maloku”, u zhvillua në kushte aspak të mira në një fushë me kushte skandaloze.

Të parët që shënuan ishin vendasit me anë të Jurgen Vatnikajt, i cili më një goditje fluturimthi në hyrje të zonës, e dërgo topin në trekëndësh. Pas shënimit të golit skuadra e trajnerit Devolli pati një shthurje të pakuptimtë duke pësuar 2 gola në minutat e 31-të dhe 41-të me autor Hebajn dhe Mensah. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të Partizanin.

Të kuqtë nuk ishin të kënaqur me epërsinë e një goli, teksa në minutën e 70-të, Trashi i çoi shifrat në 1-3.  Vetëm pak sekonda më pas, vendasit rihapën sërish takimin me golin e Shehut, që goditi bukur me kokë nga brenda zonës. Për t’i vendosur kapakun sfidës mendoi Hebaj, i cili në minutën e 75-të, realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Partizanin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?