Partizani shkatërron Teutën dhe i afrohet edhe më pranë titullit (VIDEO)

Partizani hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Skuadra e Skënder Gegës ka fituar 3-0 ndaj Teutës në duelin direkt për titullin kampion pas hapit fals të Kukësit.

Të kuqtë kaluan shumë shpejt në avantazh që në minutën e 4-t me Bruno Telushin, i cili goditi shumë fortë në hyrje të zonës, pas një goditje dënimi. Portieri Hidi nuk arriti që ta ndalte “sferën”, që shkoi në rrugën e rrjetës.

Teuta nuk arriti të dilte në lojën e saj dhe gabimi i Avdylit, duke i dhuruar një top Asanit në mesin e fushës. Mesfushori më një veprim të bukur në zonë, fitoi një penallti, e cila do të kthehej në gol nga Hila.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Teuta u mundua të rrezikonte portën e Hoxhës, por nuk ia dolën mbanë. Në minutën e parë të shtesës, Çinari shënoi edhe golin e tretë. Pas kësaj fitoreje, Partizani mbetet në vendin e parë me 53 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e tretë me 43 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?