FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani-Teuta, sfida për titullin

Partizani dhe Teuta do të vihen përballë njëra-tjetrës për ndeshjen e Javës së 25 të Kategorisë Superiore. Skuadra e Të Kuqve do të luajë këtë ndeshje si skuadra kryesuese e kampionatit gjë që e vë në dukje edhe vetë trajneri Gega, që gjithsesi nuk deshi t’ia ulë vlerat skuadrës durrsake.

Por përveç Teutës, kryeqytetasit i pret një tjetër përballje e vështirë, ajo me Kukësin dhe për Gegën këto dy sfida janë shumë të rëndësishme, por jo vendimtare, pasi janë edhe shumë javë për t’u zhvilluar.

Një tjetër ndeshje e kësaj jave e Kategorisë Superiore do të jetë ajo mes Laçit e Flamurtarit.Skuadra vlonjate do të synojë fitoren, por përballë do të ketë një skuadër që ka bërë ndryshime në stol teksa drejtimin e saj e mori Sulejman Starova.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë javë do të luhet edhe sfida mes Kastriotit e Tiranës, ndërsa Luftëtari që do të duhej të përballej me Kamzën, do të marrë 3 pikët në tavolinë pas përjashtimit të kësaj të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?