Partizani zyrtarizon bomberin që zëvendëson Skukën (VIDEO)

Christian Mba është lojtari më i ri i Partizanit. Lajmi ka ardhur nga vetë klubi i kuq, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Sulmuesi, i cili vjen nga Trepça 89’ ka nënshkruar një kontratë për 3 sezone e gjysmë. Klubi kryeqytetas ia del kështu të gjejë zëvendësuesin e Skukës, pa humbur shumë kohë.

“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Christian Mba. Klubi ka arritur akordin me sulmuesin, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit Trepca 89′.23 vjeçari nga nigeria ka firmosur një kontratë për 3 vite e gjysëm me opsion edhe për një tjetër vit”, shkruan klubi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?