FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas fitores në Mynih, kompanitë e basteve favorizojnë Realin për të fituar Champions-in

Real Madridi është favoriti kryesor sipas kompanive të basteve për të fituar këtë edicion në Ligën e Kampionëve. Fitorja e madrilenëve në Allianz Arena, ka shtuar edhe më shumë shanset e ekipit të Zidane, që megjithëse nuk bëri një paraqitje brilante, ka treguar se di të fitojë.

Kompanitë e basteve Bet365, Betfair, William Hill, 888 dhe Sportium kanë koeficient 2.05 për triumfin e mundshëm të Realit në finale.

Ndërkohë janë shtuar edhe shanset e Liverpulit, që tashmë shihet si favoriti i dytë, duke pasur një kuotë mesatare 2,46. Triumfi i Bajernit shihet si pak i mundur dhe kuotohet me koeficientin e lartë 7.00. në fund është Roma, që do të tentojë një tjetër përmbysje të çmendur dhe ka koeficientin 29.2./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?