Pas humbjes ndaj Realit, Bajerni rrezikon dënimin nga UEFA

Në përfundim të ndeshjes së gjysmëfinales së parë të Champions League, Bajern-Real Madrid kanë ndodhur disa incidente që mund t’i “kushtojnë” bavarezëve.

Pas humbjes 1-2 që pësuan nga spanjollët, në fund të ndeshjes disa tifozë kanë zbritur në fushë dhe kanë shkaktuar “trazira” me sigurinë në stadium. Një pjesë e përkrahësve kanë shkuar në drejtim të Riberisë, duke e tërhequr edhe nga fanella. Nuk mjafton humbja ndaj Real Madrid, Bajern Mynih rrezikon dënimin nga UEFA

Sipas nenit 16 pika 2 të rregullores disiplinore janë të ndaluara “hyrja në fushë dhe shfaqja e një baneri të paligjshëm me mesazhe ofenduese”. Vendimi pritet të merret nga UEFA në datën 31 Maj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?