FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas largimit nga kombëtarja, ylli gjerman hap një qebabtore në Këln (Foto)

Radhë të gjata për të hyrë në qebatoren më të re në Këln, Gjermani. Kjo për faktin se ajo është e kampionit të botës, Lucas Podolski. Ditëm e djeshme u zhvilluar ceremonia e hapjes së qebabtores, ku o pranishëm ka qenë dhe futbollisti gjerman.

Gjithashtu ky ishe dhe një shans për tifozët që të shihnin nga afër djalin e preferuar të qytetit. Tifozët patën rastin të takonin “Princ Poldin”, sikurse e quajnë, në restorantin e tij të ri.

Restoranti, Mangal Dëner, është sipërmarrja e tretë që ish-stari i Kombëtares Gjermane, i Arsenalit dhe i Bajernit të Munihut hap në qytetin që ai vazhdon ta konsiderojë si shtëpinë e tij raporton Daily Mail.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbollisti gjerman ka një dyqan akulloresh me emrin “Ice Cream United”, gjithashtu ai organizon në Këln çdo verë një kamp futbolli për fëmijë.Pyetjes se si i erdhi ideja për të hapur një qebabtore, Podolski iu përgjigj se nuk qe plotësisht i sigurt: “qe që ideja i kishte lindur papritur dhe se deri tani ende nuk ka një plan të vërtetë biznesi.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, sipas zëdhënësit të futbollistit, Sebastian Lange, “euforia për renstorantin është shumë, shumë e madhe dhe Podolski është shumë i lumtur”. Ai tha po ashtu se Podolski kishte filluar ta pëlqente kuzhinën turke gjatë periudhës dyvjeçare që qe i angazhuar me ekipin Galatasaraj në Stamboll.

(er.cu/BalkanWeb)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?