Pas refuzimit të Lenjanit, Panucci i çon ftesë mbrojtësit të Partizanit
Dëmtimi i Egzon Binakut dhe Andi Lilës, prishi disi planet e Panuccit, që më herët kishte vendosur të lërë jashtë grumbullimit edhe portierin Thomas Strakosha, pasi ky i fundit nuk arriti të paraqitet në kohë pranë kombëtares.
Trajneri i kuqezinjve ftoi menjëherë Ylber Ramadanin në mesin e fushës dhe Ermir Lenjanin në krahun e majtë të mbrojtjes, për të zëvendësuar dy të dëmtuarit, ndërsa portieri i Laçit Gentjan Selmani erdhi për të zënë vendin e gardianit të Lazios.
Lenjani refuzoi t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kombëtares, pasi siç shpjegoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kishte mbetur i ofenduar nga trajtimi që i ka bërë Panucci. Në këto kushte strategu italian ka hedhur vëmendjen drejt kampionatit tonë, teksa ka dërguar një ftesë për mbrojtësin Lorenc Trashi. Ky i fundit prej dy sezonesh ofron paraqitje mjaft të mira me klubin e Partizanit, ndërsa tashëm ka ardhur momenti që të dëshmojë edhe para Panuccit, se e meriton një vend në kombëtare.

KOHA JONË SONDAZH

