FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pasaporta, arsyeja e mungesës së Mesit në lamtumirën e Iniestës

Futbollisti i Barcelonës, Leonel Mesi nuk shkoi në konferencën e lamtumirës së Andres Iniestës në “Ciutat Esportiva” ditë e sotme, sepse atij i ndodhi një ngjarje e paparashikueshme. Argjentinasi duhet të rinovonte pasaportën e tij, të bashkëshortes dhe të fëmijëve.

Mungesa e Mesit, së bashku me atë të Luis Suarez, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve, pasi në konferencën për shtyp ishin të pranishëm të gjithë futbollistët dhe drejtuesit. “Pleshti” nuk kishte mundësi për të shoqëruar Iniestën në një moment të tillë aq të veçantë.

Gjithsesi ai e ka takuar para seancës stërvitore, ndërkohë që ende nuk ka dalë një datë zyrtare për ceremoninë e largimit të mesfushorit spanjoll në stadium. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?