Pasojat “e luftës” së tifozëve të Feynoord, tronditet Roma (Foto)
Tifozët e Feyenoord dalin nga “binarët”. Ata u përleshën si të çmenduar me policinë në Romë, para ndeshjes së Europa League, duke dhuruar pamje e “një luftë të vërtetë”. Huliganizmi i tifozëve holandezë, të shquar për trazira ngado që shkojnë, tronditën mbarë opinionin italian dhe më gjerë. Mbi 33 të arrestuar është bilanci pas trazirave të së enjtes në mbrëmje. Mbi 6 mijë tifozë të Feyenoord udhëtuan drejt Romës, ku hodhën bomba molotovë dhe u përleshën me forcat e policisë. Roma në fakt është e shquar për skena të përgjakshme, teksa edhe në ndeshjet e kaluara kur kanë luajtur Totenhem, apo Mançester Junajtid, tifozët anglezë janë përleshur me tifozët vendas dhe me policinë. Duket se holandezët janë provokuar nga tifozë të Romës dhe nën efektet e alkolit dhuruan skena të turpshme për mbarë futbollin botëror. Tetë tifozë holandezë janë gjobitur me 33 mijë euro dhe janë ndalur të ndjekin ndeshjen në stadium. Por të tjerët e kanë ndjekur ekipin e tyre, si të mos kishte ndodhur asgjë, si dhe janë larguar të lumtur nga Roma, duke i lënë të tronditur edhe më tepër autoritet vendase.
Kreu i Bashkisë së Romës, Ignazio Marino, u shpreh se qyteti është shkatërruar dhe lënduar nga skenat e dhunshme, në një nga zonat më piktoreske. – “Jam vërtet i zemëruar. Ajo që ka ndodhur është e papranueshme. Jemi në kontakte me autoritetet dhe Ambasadorin Holandez. Nuk mbyllet me kaq. Protestoj dhe kërkoj shpjegime për ata që kanë përgjegjësi për rendin publik në këtë qytete,” – u shpreh ai. – “E gjetëm të prishur Barcaccia (burimin), që sapo është restauruar. Dhuna është e papranueshme që Roma të jetë e vetme, të paguajë dëmet.” Gjashtë policë kërkuan ndihmë mjekësore pas trazirave, teksa u dëmtua edhe “Burimi i Anijes së Vjetër” që i përket shekullit të 17-të. Nicola Zingaretti, presidenti i rajonit të Lazio, në Romë, tha se kërkohet një ndëshkim shembullor ndaj huliganëve dhe shprehu solidaritet për policët e plagosur. Ndeshja mes Romës e Feynoord përfundoi në barazim 1-1. Në “Stadio Olympico”, pas golit të Gervinho, Feynoord barazoi me anë të Colin Kazim-Richards dhe pret ndeshjen e kthimit, me shpresa të mëdha për të siguruar kualifikimin.
KOHA JONË SONDAZH

