Pedri i jep fitoren Barcelonës ndaj Gironës, blindon vendin e parë në La Liga (VIDEO)
Barcelona vijon ecurinë e rezultateve pozitive në La Liga, duke marrë suksesin e tretë radhazi. Skuadra e Xavit mori një sukses minimal 1-0 në transfertën ndaj Girona-s. Nuk ishte aspak një duel i thjeshtë për ekipin katalanas, teksa në 45 minutat e para nuk do të kishim asnjë gol.
Në ndeshjen e 100 me fanellën e Barcelonës, Pedri arrin të lërë gjurmë në duelin ndaj Girona-s duke zhbllokuar sfidën. Talenti i katalanasve devijoi topin në rrjetë në minutën e 61-të, pas një aksioni të bukur nga Barcelona.
Vendasit tentuan të reagonin, por Ter Stegen si gjithmonë bëhet protagonist duke shpëtuar skuadrën e tij. Me këtë fitore Barcelona blindon vendin e parë me 47 pikë, 6 më shumë se Real Madrid. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

