Përcaktohet shkalla e dëmtimit për Immobile-n, këtë sezon mund ta rikthejë vetëm “Championsi”

Ka patur lot për Ciro Immobile-n në ndeshjen e fundit të Lazio-s kundër Torino-s në “Seria A”. Golashënuesi i skuadrës së Inzaghi-t dhe njëkohësisht i kampionatit doli nga fusha pas vetëm 10 minutash lojë për shkak të një dëmtimi që nuk dukej i lehtë.

Më herët u përfol se ai mund të kishte mbyllur sezonin, por pas ekzaminimeve është përcaktuar në mënyrë përfundimtare shkalla e dëmtimit për sulmuesin.

Ai ka pësuar një tërheqje të shkallës së parë në bicepsin femoral të këmbës së djathtë dhe do të qëndrojë nga 15 deri në 20 ditë jashtë fushave të futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me pak fjalë ky sezon mund të konsiderohet i mbyllur për Immobile-n edhe pse ekziston një fije shprese që italiani të rikuperohet për sfidën e fundit të kampionatit ndaj Interit, por edhe në këtë rast Lazio do ta rrezikojë lojtarin vetëm nëse kjo ndeshje do të jetë një finale për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?