FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përcaktohet shkalla e dëmtimit të Imobiles, ka shpresa për sfidën ndaj Interit

Çiro Imobile ka ende shpesa për të luajtur në ndeshjen më vendimtare të Lacios në këtë fund sezon. Sulmuesi i Lacios doli nga fusha pas vetëm 10 minutash lojë në sfidën e fundjavës së kaluar mes Torinos dhe skuadrës bardhekaltër, ka pësuar një tërheqje të shkallës së parë në bicepsin femoral të këmbës së djathtë dhe do të qëndrojë nga 15 deri në 20 ditë jashtë fushave të futbollit.

Sipas mediave italiane ai ka ende shpresa që të rikuperohet për sfidën e fundit të kampionatit ndaj Interit, por edhe në këtë rast Lacio do ta rrezikojë lojtarin vetëm nëse kjo ndeshje do të jetë një finale për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?