Përfundon marrëveshja, Schneiderlin kalon tek Evertoni
Marrëveshja mes Manchester United dhe Evertonit tashmë ka përfunduar me sukses pasi ditën e sotme mesfushori Morgan Schneiderlin pritet të kompletojë këtë transferim.
Sipas burimeve të tabloidit britanik “The Sun”, lajmi do të zyrtarizohet pasditen e sotme menjëherë pasi francezi të ketë kryer testet mjekësore, ndërsa detajet e marrëveshjes ende nuk janë zbuluar, shkruan Syri.net.
Kujtojmë që18 muaj më parë mesfushori iu bashkua ‘Djajve të Kuq’ të cilët paguan plot 25 milionë sterlina për ta marrë nga Southampton

