Perisic: Dikur ëndërroja të luaja për Kroacinë, tani shënova një nga golat që na çoi në finale
Ivan Perisiç ishte një ndër protagonistët kryesor të kualifikimit të Kroacisë për në finalen e Kupës së Botës. Ai shënoi një gol dhe dhuroi një asist për Mandzukic në golin e dytë ndaj Anglisë dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
“Kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë. E dinim mirë se çfarë ishte në lojë. Sa e rëndësishme është finalja për një vend të vogël si Kroacia. E nisëm sfidën me ritëm të ulët, por treguam karakterin tonë, siç kemi bërë edhe në dy takimet e mëparshme në fazën e eliminimit direkt, kur ishim në disavanazh me 1 gol. Më parë nuk kemi qenë kaq energjikë dhe reagues.
Para 20 vitesh isha në shtëpinë time në Omis, në qytetin tim. Bëja tifo për Kroacinë, duke mbajtur një fanellë të Kroacisë dhe vetëm ëndërroja që të luaja për atdheun time dhe të shënoja një nga golat kryesore, që na çoi në finale”, tha Perisiç pas takimit.
KOHA JONË SONDAZH

