FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përjashtimi i peshëngritjes, sportistët përplasen edhe fizikisht me drejtuesit e KOKSH

Përjashtimi i peshëngritjes nga Lojërat Mesdhetare nga Komiteti Olimpik Shqiptar, për shkak të rasteve të përsëritura të dopingut, nuk është pritur aspak mirë nga 3 kampionët e njohur shqiptarë, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Briken Calja, që sot janë përballur me drejtuesit e KOKSH.

Në një takim të zhvilluar në zyrat e Komitetit Olimpik, kampionët e peshëngritjes i kanë drejtuesve që të kthejnë vendimin e tyre dhe ti lejojnë ata të garojnë me ekipin kombëtar të Lojërat Mesdhetare. Gjatë takimit që patën me zv/presidentin e Komitetit Olimpik, Vojo Malo sportistët kanë ngritur tonet dhe në një moment ka shkuar deri në kontakte fizike.

Sportistët kanë paraqitur edhe ftesën që kanë marrë nga organizatorët e Lojërave Mesdhetare që të marrin pjesë në aktivitetin që zhvillohet muajin e ardhshëm në Spanjë. Së bashku me sportistët janë bashkuar edhe trajnerët e tyre, ndërsa kanë mbështetjen edhe të federatës së peshëngritjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?