“Perla” e Telushit dhe Bardhi thyejnë Kastriotin, Partizani blindon kreun (VIDEO)

Partizani nuk di të ndalet në Kategorinë Superiore. Skuadra e Gegës ka rrëmbyer fitoren e tretë radhazi, teksa sot ka fituar pa shumë vështirësi 2-0 ndaj Kastriotit në stadiumin “Seman Stermasi”. Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me të dyja skuadrat që kujdeseshin më shumë për të studiuar lojën e njëra-tjetrës, ndërkohë që tentonin që të godisnin kundërshtarin me kundërsulme. Asani dhe Bardhi nuk arritën që të shfrytëzonin rastet e tyre për shënim duke bërë që 45 minutat e pra të mbylleshin pa gola.

Në fillimin e pjesës së dytë Roxher vendos në provë portierin Hoxha me një goditje nga distanca. Dy minuta më pas partizani do të gjente golin e avantazhit. Bruno Telushi kontrollin mjaft mirë topin me gjoks dhe më pas godet fluturimthi me të majtën duke realizuar një super gol, një nga më të bukurit e këtij sezoni në Superiore. Partizani do të merrte zemër nga gol, teksa në minutën e 60-të do të shënonte edhe të dytin.

Pas një aksioni të shpejt të Mala-s në krahun e majtë, goditja e mesfushorit përplaset në shtyllë dhe më pas shkon te Bardhi, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar. Në minutat në vijim Partizani luan mjaft mirë dhe ka shansin për të shënuar sërish me Asanin, por portieri Çekrezi e ndali mjaft mirë. Me këtë fitore Partizani blindon vendin e parë me 46 pikë, dhe pret e qetë ndeshjet e kundërshtarëve. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?