Përmirësohet gjendja e legjendës Pele, pritet të dalë nga spitali

Pele është gati të largohet nga njësia e kujdesit intensiv të spitalit në Sao Paulo, ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një pjese tumorale në rrugët e aparatit tretës.

Kely Nascimento, vajza e tij, dha lajmin nëpërmjet një mesazhi në gjuhën portugeze dhe angleze në llogarinë e saj në Instagram, e shoqëruar me një fotografi të të atit 80-vjeçar, duke buzëqeshur.

“Ai është mirë pas operacionit, nuk vuan dhe është në humor të mirë (i mërzitur që mund të konsumojë vetëm ushqime të lëngshme, por do të durojë!). Ai do të transferohet në ditët e ardhshme në një dhomë dhe brenda një ose dy ditësh do të kthehet në shtëpi”, shkruan vajza e Pelesë, duke falënderuar ata që kanë shprehur mbështetjen dhe shqetësimin e tyre gjatë ditëve të fundit për gjendjen shëndetësore të legjendës së futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?