Pero Pejiç ndëshkon Skënderbeun, Kukësi më afër finales së kupës
Një nga dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, mes Kukësit që kryeson kampionatin dhe Skënderbeut që mban vendin e dytë, mbyllet në epërsi të verilindorëve 1-0. Pas kësaj fitoreje, kuksianët e shohin veten shumë pranë finales së parë të madhe të këtij kompeticioni. Pak çaste më vonë do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa” edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Tiranës e Laçit.
Sa i përket ndeshjes në Kukës, që u zhvillua pa tifozë për shkak të vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe të Apelit, mbete gjithçka e hapur për kualifikimin, por fitorja e vendasve duket se ka lënë më të kënaqur trajnerin Artim Shaqiri se homologun e tij Mirel Josa, për ndeshjen kthimit, në Korçë, ku do të përcaktohet edhe skuadra finaliste Mesfushori Sabien Lilaj goditi shtyllën që në minutat e para të ndeshjes në momentin më të mirë për Skënderbeun, që të kalonte në avantazh. Por pa kaluar as dy minuta lojë, vjen momentin për vendasit që kalojnë në epërsi në 6’ me anë të të zakonshmit Pero Pejiç që del i zbuluar, lë pas dy mbrojtës korçare, depërton drejt zonës, dhe i vetëm përballë portierit Orges Shehi kalon verilindorët në avantazh. Skënderbeu nuk pajtohen me golin dhe përpiqet në pjesën e parë të gjejë golin e barazimit. Megjithatë, Kukësi mbrohet mirë dhe ekipet i drejtohen dhomave të zhveshjes me të njëjtin rezultat. Edhe pjesa e dytë nuk sjell ndryshimin e rezultatit. Kukësi ka dy mundësi të mira për të dyfishuar shifrat, ndërsa në fund miqtë mund të barazonin rezultatin. Ndonëse me një fitore minimale, Kukësi pret më i qetë ndeshjen e kthimit, në Korçë, pasi për finalen e madhe Skënderbeut i duhet të mos pësojë gol dhe të fitojë të paktën me dy gola diferencë.
Kukësi – Skënderbeu 1-0
Shënues: Pejiç 6’
Kukësi:Smajli, Malota, Dushku, Mici, Musolli (Hasani 84’), Xheferson, Pit (Hoxha 60’), Zeqiri, Lushtaku, Pejiç; Trajner: Artim Shaqiri
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Abazi, Lilaj, Shkëmbi, Nimaga, Abazi (Stojkov 78’), Latifi, Stojkov, Martins (Sefa 89’); Trajner: Mirel Josa
Gjyqtar: Andi Koçi
Kartonë të verdhë: Pejiç , Zeqiri, Smajli, Dushku/ Nimaga, Vangjeli, Latifi
KOHA JONË SONDAZH

