Pëson 3 gola për 15 minuta, Dortmundi ndalet ndaj Hoffenheimit (VIDEO)

Borussia Dotmund djeg një mundësi të artë për të ruajtur ritmin në garën për titull, duke u ndalur në barazim 3-3 ndaj Hoffenheimit. Skuadra verdhezi deri 15 minuta para përfundimit të kohës së rregullt kryesonte thellë 3-0, por në fundin e takimit ndodhi çudia e madhe: miqtë arritën të kthenin baraspeshën, duke shuar entuziazmin e tifozerisë vendase.

Gjithçka nisi në perfeksion për ekipin e Lucien Favre, që e mbylli pjesën e parë në epërsi të dyfishtë falë golave të realizuar nga Sanches dhe Gotze. Guarreiro i çoi shifrat në 3-0 në minutën e 66-të, për të ardhur më pas te kundërpërgjigjja befasuese e Hoffenheimit.

Në minutën e 75-të shkurtoi në 3-1 Belfodil, ndërsa në minutën e 83-të shënoi për miqtë edhe Kaderabek. Vetëm 4 minuta më vonë, Belfodil barazoi shifrat në 3-3, me Dortmundin që nuk gjeti forca në minutat e mbetura për të shpëtuar nderin në “Iduna Park”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?