Peter Olayinka, Skënderbeu nuk ia shiti Portos për titullin kampion

Fakti si Peter Olayinka është pezulluar me katër muaj nga kampionati shqiptar ka bërë jehonë edhe në vendin e tij Nigeri. Mediat nigeriane kanë pasqyruar gjerësisht lajmin se Olayinka nuk do të luajë me Skënderbeun deri në fund të sezonit, si dhe pas pezullimit, ai kaloi në kampionatin e Kosovës, ndërsa në fund të këtij sezoni ai mund të bashkohet me klubin e tij portugez të Portos. Duket se kanë shfaqur interes këta të fundit, që marrin pjesë në Champions League, teksa edhe nga drejtuesit e Skënderbeut konfirmohet lajmi se për talentin Olayinka interesohet një klub i madh. Olayinka u pezullua me katër muaj nga Komisioni i Apelit në FSHF, sepse kishte firmosur dy kontrata njëkohësisht, me Kukësin e Skënderbeun. Para se të penalizohej nga Apeli, Olayinka kishte shënuar 6 gola në kampionat me  Skënderbeun dhe tre gola në kupë. Ai iu bashkua Skënderbeut në gusht 2014, por pas një fazë të parë të shkëlqyer, edhe pse pati oferta nga jashtë, nuk u shit me për shkak të pretendimeve të larta për titullin kampion që kishin korçarët. Dënimi i tij mund të detyrojë Skënderbeun t’i shesë kartonin në fund të këtij sezoni dhe ndoshta Porto do të jetë destinacioni i radhës i talentit 19 vjeçar nga Nigeria.    

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?