Piatek: I befasuar nga Milani, kam takuar legjenda si Seedorf dhe Shevchenko
Piatek e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te skuadra e Milanit duke shënuar 3 gola në dy ndeshje që i ka nisur nga minuta e parë. Sulmuesi polak duket sikur ka një jetë që është pjesë e kuqezinjve, pasi ka arritur që të bëhet pjesë menjëherë e mekanizmit të skemave të trajnerit Gattuso. Në një intervistë për mediat italiane, ai nuk i ka fshehur emocionet që është bërë pjesë e jkybit milanez.
“Një hap i madh në karrierën time. Jam i impresionuar se si po rrjedhin ngjarjet që pas mbërritjes time në Milanello. Në debutimin me Napolin isha kaq i përqendruar sa nuk kam dëgjuar asgjë, përveç emrave që thirreshin kur ishim ende në tunel. Pas çdo seance stërvitem veçmas për penalltitë. Kam përmirësuar parametrat fizikë, rezistencën dhe shpejtësinë. Seria e golave të mi është diçka fantastikë, jam shumë i lumtur.
Seedorf më kërkoi të bëja një foto me të. Është me të vërtetë e pabesueshme që njerëz të këtij kalibri më njohin dhe kanë dëshirë të komunikojnë më mua. Sikundër bëri edhe Shevchenko në dhomat e zhveshjes para sfidës më Napolin. Pas nënshkrimit të kontratës me Milanin, mora një mesazh nga Alvaro Morata. Më uronte fat dhe me shkruante se më ndiqte gjithnjë. Kjo për mua është frymëzuese”, deklaroi Piatek për mediat italiane.
KOHA JONË SONDAZH

