FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Piatek nis aventurën te Milani: E kisha ëndërruar që fëmijë, dua ta çoj në Champions

Në shtëpinë e Milanit sot ka qenë dita e prezantimit të sulmuesit Krzysztof Piatek. Bomberi polak kompletoi dje transferimin te skuadra kuqezi, ndërkohë që sot ka folur për herë të parë, duke zbuluar se ky transferim ka qenë një ëndërr për të.

“Të jesh në Milano është një nder i madh, mund të them diçka këtu para mikrofonit, por përgjigjja duhet të jepet në fushë. Pastaj, duke u paraqitur pranë dy legjendave si Leonardo dhe Paolo Maldini është një ëndërr.

Ka qenë një ëndërr që të luaja këtu dhe nuk mendoja se mund ta realizoja. Që fëmijë kam bërë tifo për Milanin. Do të bëj gjithçka për të arritur në Chamopions League. Mund të them se do të luftoj në fushë, do të luftoj për Milanin dhe do të jap gjithçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas fazës së parë mendova për interesimin që kishin shfaqur disa të klubeve të tjera. Tani është Milani dhe më pëlqen kjo befasi e bukur. Sa i përket trajnerëve nuk është aspak problem për mua, pasi te Genoa më kanë stërvitur tre trajnerë”, deklaroi bomberi polak. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?