Piatek transferohet përfundimisht te Milani, ja detajet
Piatek mund të quhet futbollisti më i ri i skuadrës së Milanit. Mediat italiane shkruajnë se ditën e sotme klubi kuqezi ka arritur marrëveshjen përfundimtare me Genoan për të blerë sulmuesin për shifrën e 35 milionë eurove. Të dyja klubet janë duke plotësuar dokumentet e nevojshme dhe në orët në vijim do të zyrtarizojnë operacionin.
Polaku do të firmojë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. Milani ka marrë dhe bekimin e UEFA-s për këtë lëvizje për shkak të problemeve që ka pasur me Fair Play Financiar.
Pritet gjithashtu dhe zyrtarizimi i Higuain tek Chelsea, duke hequr barrën e kontratës prej 9.5 milionë euro në sezone që kishte sulmuesi argjentinas. Polaku do t’i kushtojë 53 milionë euro, duke përfshirë edhe pagat, pak më pak se tre sezone e gjysmë të pagës së Higuain. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

