Pioli: Duhet të përmirësohemi, prurjet e reja kanë cilësi
Milani kërkon ringritjen. Pas humbjes në derbi, Stefano Pioli në konferencën para ndeshjes së nesërme ndaj Veronës. Kuqezinjtë vijnë nga barazimi ndaj Newcastle dhe mbi të gjitha nga humbja 5-1 në derbin e Madoninës.
“Jemi mirë, të gjithë lojtarët po rivalizojnë për formacionin. Po mendoj të bëj zgjedhjet e duhura për këtë ndeshje. Prurjet e reja kanë cilësi dhe disponueshmëri, koha e integrimit nuk ka mbaruar plotësisht, sepse ka lojtarë që vijnë nga liga të ndryshme.
Ndoshta do të na duhet ende pak kohë. Ne kemi luajtur 5 ndeshje deri më tani, duhet të përmirësohemi në disa gjëra, sepse kemi vuajtur”, deklaroi Pioli.
KOHA JONË SONDAZH

