FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pioli shpërthen: Po na ndodhin gjëra të çudishme

Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli është shfaqur i pakënaqur pas barazimi 1-1 ndaj Fiorentinës, teksa skuadra e tij nuk mundi të administronte avantazhin e rezultatit dhe numerik në fushë.

“Jemi përgjegjës për rezultatin, sepse e kishim ndeshjen në dorë, bëmë gjithçka duhej të bënim, por më pas nuk luajtëm më pasi Fiorentina mbeti me dhjetë lojtar.

Jemi treguar sipërfaqësor dhe kemi bërë gabime. Penalltia nuk ishte, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Mund ta shikoje nga stoli se topi lëvizi pas ndërhyrjes së Romagnoli-t. Nuk e kuptoj pse nuk përdoret teknologjia në këto raste. Nuk e kuptoj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhej ta kishim fituar ndeshjen dhe ishim në kushtet për ta bërë një gjë të tillë. Unë besoja se VAR ndihmonte arbitrin për të marrë vendimin e duhur, por duket se nuk është kështu”, deklaroi Pioli.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?