FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pique reagon pas humbjes me penallti: Nuk është e drejtë që të ndodhë kjo …

Spanja u mund 5-3 dhe u eliminua me penallti nga Italia. Axurrët në finalen e Kampionatit Europian, “La Roja” në shtëpi, pasi luajti një ndeshje të shumë të mirë. Vendimtare për kombëtaren iberike ishte lotaria e goditjeve nga pika e bardhë, që e kishin shpërblyer atë në 1/8 dhe çerekfinale.

Gerard Pique nuk e ka pritur aspak mirë humbjen. Mbrojtësi katalanas tregon gishtin nga një aspekt në veçanti: ekipi që gjuan i pari penalltitë ka një avantazh ndaj tjetrit. Nuk është rastësi që në katër ndeshjet që shkuan me penallti në “Euro 2020” dhe “Copa America”, fitoi ekipi që goditi i pari.

“Nuk është rastësi që katër raundet e zhvilluara si në EURO 2020, ashtu edhe në “Copa America”, ka fituar ekipi që ka goditur i pari penalltitë. Statistikat thonë se i pari ka më shumë mundësi dhe në një turne si ky nuk më duket e drejtë që shorti përkatës të bëjë që ta fillosh në disavantazh”, shkruan Pique.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?