FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plagosje dhe arrestime, skena dhune ndërmjet tifozëve shfaqen në futbollin suedez

Rivalët e hershëm të futbollit suedez, Hammarby dhe Djurgarden u përballën mes tyre në “Tele2 Arena”, aty ku pati fillimisht përplasje në stadium, që vazhduan edhe jashtë impiantit.

Tre persona u dërguan me plagë serioze në spital, ndërsa shumë të tjerë u arrestuan nga forcat e rendit, pas grindjeve në zonën e qytetit të vjetër.

Dy persona u arrestuan për agresion, po kaq për ndezje të fishekzjarrëve në zona publike dhe një tjetër u ndalua për agresion ndaj policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Incidente të ngjashme u regjistruan edhe fundjavën e kaluar në futbollin suedez, sërish në Stockholm, pas ndeshjes mes AIK Solnës dhe Goteborgut, që regjistroi 6 të plagosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?