Plas keq te Juvja/ 4 lojtarë lanë jashtë dhomave të zhveshjes Alegrin pas ndeshjes me Napolin
Në shtëpinë e Juventusit ka kaos total sipas mediave italiane. Humbja ndaj Napolit, ndoshta mund t’i kushtojë shumë bardhezinjve sa i përket titullit kampion, dhe sjellë pakënaqësi jo vetëm te tifozët, por edhe te vetë lojtarët. Siç raporton gazetari Sergio Vesikio, disa prej futbollistëve të “Zonjës së Vjetër” janë rebeluar ndaj trajnerit Masimiliano Alegri, duke e cilësuar atë si fajtorin kryesor për situatën e krijuar.
Ngjarja– Higuain, Dibala, Markizio dhe Aleks Sandro penguan Masimiliano Alegrin që të futej në dhomat e zhveshjeve pas ndeshjes ndaj Napolit. Strategu livornez së bashku me Landuçin kërkonin që të hynin, por u penguan nga këta 4 lojtarë. Mediat italiane kanë zbuluar vetëm fjalën e Markizios, të cilat janë dëgjuar edhe jashtë. Mesfushori i bardhezinvje ka reaguar shumë ashpër ndaj trajnerit që e la në stol: “Largohu, je kundër nesh”. “Princi” së bashku me Dibalën ishin shumë të ashpër ndaj trajnerit.
Ai dhe Dibala ishin më të ashpra kundër teknikut. Higuain dhe Aleks Sandro bllokuan trajnerin dhe e lanë jashtë dhomave të zhveshjes. E gjitha kjo ndodhi pas ndeshjes me zemërimin që erdhi pas golit të shënuar nga Kulibali. Kapiteni Bufon pati një shpërthim kundër shokëve të tij, duke shkaktuar reagimin e Benatia, i cili u përgjigj ashër. Xhixhi ishte edhe arsyeja që pati përplasje me trajnerin.
Tani skuadra dëshiron të kalojë ngjarjen, dhe të shkëputen nga trajneri. Për lojtarët, gjithçka është faji i tij. Markizio prej kohësh është vënë kundër Alegrit, ndërkohë që Dibala do të shitet në rast se strategu livornez do të mbetet në stol edhe sezonin e ardhshëm. Ngjarja pritet që të zbulohet në vijim, por sipas futbollistëve trajneri ka bërë shumë gabime. Shumë lojtarë janë jashtë pozicionit të tyre, të tjerët janë të pakënaqur dhe gjithçka ka nisur që nga humbja e Superkupës së Italisë dhe finales së Championsit në vitin e kaluar. Shumë tifozë ndërkohë e konsiderojnë Alegrin për rënien e lojtarëve. Futbollistët kanë frikë për të dhënë më të mirën e tyre, ndërkohë që të dielën e kaluar, tifozët në “Juventus Stadium” bënë vërshëllimat e para ndaj strategut të njohur. /Rozalb Lika – Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

